Aktualitet

Reaksioni nga kimikatet në kompaninë koreane/ Punonjës të tjerë paraqiten për ndihmë mjekësore, drejtori i spitalit të Fierit flet për gjendjen e tyre

Kompania koreane nuk ka bërë ende një sqarim se çfarë i helmoi punonjësit e saj gjatë punës. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të hedhur dritë për rrethanat.

22 Shkurt 2024, 11:23 Nga r.ll
Reaksioni nga kimikatet në kompaninë koreane/ Punonjës të
spitali i fierit

FIER- Në spitalin e Fierit janë paraqitur edhe disa punonjës të tjerë të kompanisë që prodhon pajisje elektrike për automjete  për të kërkuar ndihmë mjekësore. 

Ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtoret po shoqërohen me autoveturat private të kompanisë.

Ndërkohë drejtori i spitalit të Fierit, Erblin Dollaku tha se në spital janë paraqitur 11 pacientë me shenja të lehta intoksikimi dhe po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Kompania koreane nuk ka bërë ende një sqarim se çfarë i helmoi punonjësit e saj gjatë punës. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të hedhur dritë për rrethanat.

erblin dollaku spitali i fierit

Sondazh

Poll