FOTOT/ ‘Zbërthehet’ grupi i trafikantëve në Athinë, mes 22 të prangosurve edhe 2 shqiptarë, ja kodet që përdorinin p
GREQI– Një megaoperacion është zhvilluar në Greqi, ku 22 persona janë arrestuar, mes tyre edhe 2 shqiptarë, të cilët akuzohen se trafikonin lëndë narkotike.
Sipas mediave greke, gjatë operacionit janë kontrolluar 20 shtëpi, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe heroinë, lëndë narkotike që në treg kapte vlerën e 41 mijë euro. Përveç lëndëve narkotike, në banesat e tyre janë gjetur pistoleta, fishekë, makina si dhe një laborator droge.
Sipas policisë, rrjeti përbëhej nga dy organizata kriminale dhe shtatë bandat që kishin përhapur tentakulat e tyre pothuajse kudo në kryeqytetin e Athinës.
Për të shpërndarë drogërat ata përdorinin rrjetet sociale dhe i shisnin teksa udhëtonin me autobusa ndërqytetas. Për çdo produkt të ndaluar që shisnin, anëtarët e bandës kishin vendosur një kod të caktuar në mënyrë që të mos binin në sy.
KODET
“Jeshile” – hashash Pilulat quheshin “karamele” / Heroina – “mish”, “sode”, “gështenja” , “kafe”
Kokaina -“e bardhë” ose “bora” ose “zorrët”
Një kilogram lëndë narkotike – “taksi”
Policia- “dasmë” ose “festë”
Paratë – “letër”
Policia bëri me dije se grupi për çdo ditë i “shërbejnë” më shumë se 100 përdoruesve, duke përfituar nga 1.300 në 1.500 euro dita.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Gjykata Kushtetuese ringrihet pas 2 vitesh, kush janë 6 anëtarët që do bëjnë drejtësinë e re (PROFILET)
TIRANË- Pas dy vitesh jofunsionale Gjykata Kushtetuese tashmë mund të shqyrëtojë dosje. Me 6 anëtarë kjo gjykatë është tërësisht funksionale dhe për pak ko...
Grabitet shtëpia e emigrantit në Gjirokastër, maskat i futen brenda dhe i marrin orenditë dhe bizhuteritë
GJIROKASTËR– Është grabitur një tjetër banesë në Gjirokastër. Ndërkohë që nuk kanë kaluar 24 orë nga grabitja e dy banesave të tjera, persona të...
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj premton rritje ekonomike, përplasje me Ahmetajn: Po pagat do rriten? Duhen investime në infrastr
TIRANË– Sot është mbledhur Komisioni i Kuvendit për Ekonominë ku u vendos se nga viti i ardhshëm qytetarët që bëjnë më shumë se një punë do të paguajnë tat...
I vrarë me armë zjarri, gjendet i vdekur 34-vjeçari në Vlorë, ekspertiza i zbulon plumbin në shpatull
VLORË– Një 34-vjeçar i identifikuar si Kreshnik Dashaj është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë. Trupi i tij u gjet i pajetë pranë kupolës ...
Me plumb në shpatull, del ekspertiza për 34-vjeçarin nga Vlora: U vra me armë zjarri (VD)
VLORË- Ekspertiza e plotë mjeko-ligjore ka zbuluar se 34-vjeçari që u gjet i vdekur në Vlorë pranë kupolës së avionëve është vrarë me armë zjarri. B...
Vdekja e 58-vjeçarit në Korçë, reagon spitali: Iu dha ndihma maksimale, pacienti rezultoi me gurë në tëmth
KORÇË- Spitali i Korçës ka reaguar ndaj akuzave të familjarëve të Telha Kelos, i cili vdiq sot, pasi kishte dhimbje koke dhe barku, por që u ...
Olsian Çela prezanton platformën para KLP-së: Avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet, ka rënë besimi tek
TIRANË– Olsian Çelaj është kandidati i tretë për Prokuror të Përgjithshëm, i cili ka dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të prezantu...
Aksident në autostradën Milot-Mamurras, plagoset një person
MILOT- Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Mamurras, ku është bërë me dije se ka mbetur një e plagosurDrejtuesja e automjetit ka mbetur...
Vdes 58-vjeçari në spitalin e Korçës, u shtrua me dhimbje koke e barku/ Familjarët akuza mjekëve: E kuruan gabim (VD)
Korçë- Në spitalin e Korçës ka ndërruar jetë një 58-vjeçar ditën e sotme. Mësohet se viktima është Telha Kelo që sipas familjaëve ishte sh...