Bota

E rëndë në Francë, ish-bashkëshorti vret gruan dhe më pas veten para gjykatës, kishin seancë për ndarjen e pasurisë

Mësohet se ngjarja u regjistrua mes çiftit të divorcuar për ndarjen e pronës gjë e cila solli që ish-bashkëshorti të qëllonte për vdekje 66-vjeçaren dhe më pas veten.

21 Shkurt 2024, 17:50 Nga N.F
E rëndë në Francë, ish-bashkëshorti vret gruan dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

FRANCË- Një burrë dhe një grua u shpallën të vdekur jashtë gjykatës Palais de Justice në Montpellier, në jug të Francës ditën e djeshme. Mësohet se vrasja u regjistrua mes çiftit të divorcuar për ndarjen e pronës gjë e cila solli që ish-bashkëshorti të qëllonte për vdekje 66-vjeçaren dhe më pas veten.

“Një grua 66-vjeçare u sulmua nga një burrë 72-vjeçar që po e priste jashtë gjykatës. Teksa ajo afrohej, ai eci drejt saj me armën në dorë dhe e qëlloi nga afër në kokë. Menjëherë u krijua një pellg gjaku dhe kalimtarët nisën të ulërinin, para se burri të kthente armën nga vetja e të qëllonte”, tha për mediat vendase një dëshmitar.

Fabrice Belargent, prokurori publik i Montpellier konfirmonte se çifti ishin divorcuar në 2016, dhe kishin një takim në ora 14:00 në gjykatë për të diskutuar ndarjen e aseteve të tyre. Burri raportohej se kishte precedentë të sulmeve fizike ndaj gruas gjatë kohës që ishin të martuar,por nuk kishte procedime në progres apo urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

france vrasje divorc pasuri

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2024, 15:58 h.k

Dodiku takohet me Putinin në Tatarstan

Foto ilustruese RUSI-Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik - i cili është i sanksionu...