Bota

Vëllai vret motrën dhe nipin në Kumanovë, plagos rëndë dhe nipin e dytë

Vëllai ka qëlluar ndaj motrës dhe nipërve të tij, me çka motra me të birin vdiqën, ndërsa njëri nga djemtë mbeti i plagosur.

21 Shkurt 2024, 16:18 Nga h.k
Vëllai vret motrën dhe nipin në Kumanovë, plagos
Foto ilustruese

MAQEDONI-Dy persona u vranë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë në një tragjedi familjare të ndodhur sot në fshatin Gabresh të Kumanovë. 

Vëllai ka qëlluar ndaj motrës dhe nipërve të tij, me çka motra me të birin vdiqën, ndërsa njëri nga djemtë mbeti i plagosur.

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë njoftoi se në orën 12:25 minuta, punonjësit e policisë kanë privuar D. F. (66) pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D. R. (63), dhe djemtë e saj Zh. R. (36) dhe T. R. (38).

“Ndihma e shpejtë mjekësore ka konfirmuar vdekjen e D. R. dhe T. R., ndërsa Zh. R. është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thanë nga SPB Kumanovë.

Spitali i Kumanovës njoftoi se i lënduari me tri plagë me armë zjarri është transferuar në Klinikat e Shkupit. Policia njoftoi se hetimet janë duke vazhduar.

vrasje ne kumanove

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2024, 15:58 h.k

Dodiku takohet me Putinin në Tatarstan

Foto ilustruese RUSI-Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik - i cili është i sanksionu...