Bota

VIDEO/ Shembet një pjesë e një ure në ndërtim në Holandë, humbin jetën dy punëtorë, plagosen edhe dy të tjerë

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem.

21 Shkurt 2024, 16:44 Nga N.F

VIDEO/ Shembet një pjesë e një ure në ndërtim

Foto ilustruese

HOLANDË- Një pjesë e një ure në ndërtim e sipër u shemb sot në Holandë duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem. 

“Një aksident pune ka ndodhur gjatë ndërtimit të një ure. Fatkeqësisht, dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën”, tha shërbimi i shpëtimit në Platformën X.

 Një reporter i gazetës lokale De Stentor, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, tha se punëtorët po ngrinin harqet e urës kur struktura u shemb.

“Papritur pati një zhurmë të madhe. I gjithë harku filloi të pulsonte. Pastaj, ra. Ne pamë dy punëtorë të rënë”, tha ai.

Sipas Inspektoratit Holandez të Punës pjesë të urës ranë mbi dy persona. Pamjet e publikuara nga mediat holandeze treguan helikopterë që fluturonin mbi vendngjarje dhe ambulanca që mbërrinin në zonë. Shumë punëtorë që ishin dëshmitarë të aksidentit të cilët po marrin trajtohen më psikologjikë. Në zonë ishin mbledhur edhe shumë banorë për të parë ecurinë e punimeve dhe panë aksidentin, pasi ishte paralajmëruar se sot do të fillonte montimi i urës.

holande ure shembje viktima

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2024, 15:58 h.k

Dodiku takohet me Putinin në Tatarstan

Foto ilustruese RUSI-Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik - i cili është i sanksionu...