Bota

Zyrtarët perëndimorë: Rusisë i mungon prodhimi i municioneve të nevojshme për luftën në Ukrainë

Industria ushtarake e Rusisë po lufton gjithashtu me ndikimin e sanksioneve, thanë zyrtarët, duke shtuar se paaftësia e vendit për të hyrë në komponentët perëndimorë po minon aftësinë e saj për të prodhuar sisteme të reja dhe për të riparuar të vjetrat.

21 Shkurt 2024, 14:09 Nga M.B

 

Zyrtarët perëndimorë: Rusisë i mungon prodhimi i municioneve
Vladimir Putin

 

LONDËR- Zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia nuk ka prodhim të mjaftueshëm të municionit vendas për të përmbushur nevojat e saj në luftën në Ukrainë. Industria ushtarake e Rusisë po lufton gjithashtu me ndikimin e sanksioneve, thanë zyrtarët, duke shtuar se paaftësia e vendit për të hyrë në komponentët perëndimorë po minon aftësinë e saj për të prodhuar sisteme të reja dhe për të riparuar të vjetrat.

"Mundësitë e prodhimit vendas të municionit të Rusisë janë aktualisht të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e konfliktit në Ukrainë. Sanksionet po godasin rëndë kompleksin industrial ushtarak rus, duke shkaktuar vonesa të rënda dhe rritje të kostove”, thanë zyrtarët perëndimorë në kushte anononimiteti sipas Reuters.

Përmbledhja e situatës nga zyrtarët perëndimorë vjen pasi lufta në Ukrainë hyn në vitin e saj të tretë, me Rusinë e Vladimir Putinit në epërsi pasi mori kontrollin e qytetit ukrainas Avdiivka, dhe mes paralajmërimeve se Ukrainës po i mbarojnë municionet.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll