Bota

Izraeli sulmon përsëri Damaskun, 2 persona vdiqën

Gjithashtu një grup monitorues tha se dy të huaj dhe një civil sirian u vranë dhe se zona frekuentohej nga figura të larta të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupit libanez Hezbollah.

21 Shkurt 2024, 12:23 Nga E.d
Izraeli sulmon përsëri Damaskun, 2 persona vdiqën
sulmet në Damask

SIRI- Dy persona janë vrarë në një sulm të dyshuar raketor izraelit në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Ushtria siriane tha se dy civilë vdiqën kur disa raketa goditën banesat në lagjen Kafr Sousa. Gjithashtu një grup monitorues tha se dy të huaj dhe një civil sirian u vranë dhe se zona frekuentohej nga figura të larta të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupit libanez Hezbollah. Megjithatë, ajo ka pranuar më parë se ka kryer qindra sulme ndaj objektivave në Siri, për të cilat thotë se janë të lidhura me Iranin dhe grupet e armatosura aleate. 

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar i cili monitoron luftën në Siri përmes një rrjeti burimesh tha se raketat vranë dy shtetas jo-sirianë që kishin qenë brenda bllokut të banesave. Ndërsa një civil sirian, i cili kishte qenë në rrugë më poshtë, u vra nga rrëzimi i copëzave. Disa automjete të parkuara në rrugën më poshtë u dëmtuan gjithashtu, duke përfshirë një autobus bosh që thuhet se i përkiste shkollës private ngjitur Al-Bawader.

siri

Sondazh

Poll