Bota

Policia aksion në disa lokacione në Kosovë, arrestohen shtatë persona, për çfarë akuzohen

Aksioni është zhvilluar pas dyshimeve se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, "Hyrje në sistemet kompjuterike", "Mashtrimi" dhe "Pastrimin e parave.

21 Shkurt 2024, 12:11 Nga r.ll
Policia aksion në disa lokacione në Kosovë, arrestohen
policia e kosoves

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, me urdhër të Prokurorisë Speciale, në shtatë lokacione, ku janë vënë në pranga shtatë persona që dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Aksioni është zhvilluar pas dyshimeve se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, "Hyrje në sistemet kompjuterike", "Mashtrimi" dhe "Pastrimin e parave.

Në kaudër të këtij aksioni policia ka sekuestruar disa automjete, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’”, thuhet në njoftim.

prokuroria e kosoves

Sondazh

Poll