Bota

Vdekja e Navalny/ Britania reagon ashpër: Sanksionon shefat e burgjeve ruse (EMRAT)

Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalny t'i lirohet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet një hetim i plotë dhe transparent.

21 Shkurt 2024, 13:20 Nga r.ll
Vdekja e Navalny/ Britania reagon ashpër: Sanksionon shefat e burgjeve ruse
Alexei Navalny

LONDËR- Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë shefave të burgjeve ruse në krye të kolonisë penale të Arktikut ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny. Individëve të sanksionuar do t'u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit perëndimorë thonë se fajin për vdekjen e Navalny e kanë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.

"Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny nuk duhet të kenë asnjë iluzion, ne do t'i bëjmë ata përgjegjës," tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron, raporton BBC

Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalny t'i lirohet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet një hetim i plotë dhe transparent. Apeli nga BritaniA i bën jehonë thirrjeve nga nëna e Navalny, e cila u filmua të martën jashtë kolonisë ku ai vdiq duke thënë se ajo po përpiqej ta shihte për pesë ditë, por as nuk e dinte se ku ishte.

Personat e saksionuar nga Mbretëria e Bashkuar janë:

Kolonel Vadim Konstantinovich Kalinin - kreu i kolonisë penale
Nënkolonel Sergej Nikolaevich Korzhov - nënkryetar
Nënkolonel Vasily Alexandrovich Vydrin - nënkryetar
Nënkolonel Vladimir Ivanovich Pilipchik - nënkryetar
Nënkolonel Aleksandr Vladimirovich Golyakov - nënkryetar
Kol Aleksandr Valerievich Obraztsov - nënkryetar

Duke shpallur sanksionet, Cameron tha se ishte e qartë se autoritetet ruse e shihnin Navalnyn si një kërcënim dhe ata u përpoqën vazhdimisht ta heshtnin atë.

"Askush nuk duhet të dyshojë në natyrën shtypëse të sistemit rus," shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse ne sot po sanksionojmë zyrtarët më të lartë të burgut përgjegjës për paraburgimin e tij në koloninë penale ku ai kaloi muajt e fundit.", shtoi sekretari i Jashtëm. 

Ndërkohë, kryeministri Rishi Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj po shqyrtonin të gjitha opsionet për të kërkuar llogari nga Rusia dhe Putin.

alexei navalny britani e madhe rusi

Sondazh

Poll