Sport

REKORDI/ Liga e dytë gjermane më shumë tifozë në tribuna, sesa... Bundesliga

Sipas raporteve nga revista “Kicker”, Bundesliga 2 kishte gjithsej 284.643 spektatorë të pranishëm në tribuna, me një mesatare prej 31.627 për ndeshje.

21 Shkurt 2024, 13:30 Nga DOSJA

REKORDI/ Liga e dytë gjermane më shumë tifozë në

GJERMANI - Për herë të parë në histori, niveli i dytë i futbollit gjerman kishte më shumë tifozë në tribuna sesa... Bundesliga. Rekordi ndodhi këtë fundjavë, gjatë xhiros së 22-të të të dy kampionateve, ku nëntë ndeshjet e ligës së dytë, tërhoqën 23 mijë tifozë më shumë, se ata që në të njëjtën periudhë, u dyndën në stadiumet e ligës së lartë.

Sipas raporteve nga revista “Kicker”, Bundesliga 2 kishte gjithsej 284.643 spektatorë të pranishëm në tribuna, me një mesatare prej 31.627 për ndeshje. Ndërkohë që në lojërat më të mira të Bundesligës kishin vetëm 261.099 tifozë, me një mesatare prej 29.011 për ndeshje.

Një shifër e pabesueshme, e cila shpjegohet pjesërisht me faktin, se skuadrat kryesore të kategorisë së dytë (Schalke 04 dhe Hertha Berlin) luajtën në shtëpi, me më shumë se 50 mijë tifozë të pranishëm, ndërsa Borussia Dortmund dhe Bayern Munich luanin jashtë shtëpisë, kundër Wolfsburg dhe Bochum, në ndeshjet me rreth 30 mijë tifozë në tribuna.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll