Sport

Carragher për trajnerin e ardhshëm të Liverpoolit: “Kam dëgjuar për Roger Schmidt...”

Ish-ndërkombëtari anglez thotë se trajneri i Benficas zbaton një stil loje të ngjashme me atë të Klopp

21 Shkurt 2024, 13:00 Nga DOSJA

Carragher për trajnerin e ardhshëm të Liverpoolit: “Kam

ANGLI - Jamie Carragher, ish-mbrojtësi që e kaloi gjithë karrierën e tij te Liverpool, zbuloi në emisionin 'The Redmen TV' se tashmë ka dëgjuar emrin e Roger Schmidt në mesin e kandidatëve të mundshëm për të marrë postin e trajnerit të Reds.

Kjo për faktin se stili i lojës i zbatuar nga trajneri i Benficas është i ngjashëm me atë të Jürgen Klopp, i cili do të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit.

"Ne kemi trajnerin e Benficas për të cilin kam dëgjuar, ai është Roger Schmidt. Unë mendoj se ai ka edhe një lidhje me shkollën e Red Bullit. Kur njerëzit flasin për të, kjo ka të bëjë me faktin se ai ka një stil lojë të ngjashme me atë të Kloppit. Prandaj ai do të përshtatej mirë dhe nuk do të ishte e nevojshme të ndryshoheshin kaq shumë gjëra?”,- tha ish-ndërkombëtari anglez, i cili gjithashtu ka lëvdata për trajnerin e “Shqiponjave”.

Schmidt, 56 vjeç, fitoi Primeira Liga sezonin e kaluar dhe po lufton për titullin e këtij sezoni me Sportingun, të udhëhequr nga Rúben Amorim, një tjetër kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Liverpool.

Gjithsesi Schmidt është i njohur për zbatimin e një stili të pamëshirshëm dhe presionin e lartë, gjë që ka fituar shumë lëvdata për paraqitjet e fundit të Benfikës.

Kujtojmë se një tjetër prej emrave në pritje për të pasuar Klopp në Liverpool është edhe Xabi Alonso, i cili aktualisht kryeson Bayer Leverkusen, i cili kryeson Bundesligën me 58 pikë, rezultat 18 fitore dhe katër barazime në 22 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll