Sport

Më në fund, drejtuesit e Bayern Munich marrin vendimin për Thomas Tuchel!...

Bayern dhe Tuchel kanë arritur një marrëveshje për të ndarë rrugët në verë, pas bisedimeve për krizën aktuale

21 Shkurt 2024, 10:45 Nga DOSJA

Më në fund, drejtuesit e Bayern Munich marrin vendimin për Thomas

GJERMANI - Rezultatet e dobta, 3 humbjet radhazi në tre ndeshjet e fundit dhe distanca e largët me kryesuesit e Bundesligës sollën vendimin që pritej prej kohësh, Thomas Tuchel, trajneri aktual i Bayern Munich do të largohet në fund të sezonit.

Sipas “Sky Germany”, Bayern dhe Tuchel kanë arritur një marrëveshje për të ndarë rrugët në verë, pas bisedimeve për krizën aktuale. Kampionët e Bundesligës pritet të bëjnë një njoftim zyrtar në ditët në vijim, përpara se të fillojë kërkimi i tyre për një trajner të ri.

Në garë për këtë post është trajneri aktual i Bayer Leverkusen, spanjoli Xabi Alonso dhe trajneri gjerman i Liverpool-it, Jurgen Klopp.

 

Sondazh

Poll