Bota

Ministri izraelit: Lirimi i pengjeve nuk është gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të shqetësohemi

 Smotrich gjatë fjalës së tij foli për negociatat aktuale mes autoriteteve izraelite dhe Hamasit për lirimin e 134 të burgosurve ku u shpreh se gjëja më e rëndësishme është shkatërrimi i Hamasit.

20 Shkurt 2024, 22:58 Nga N.F
Ministri izraelit: Lirimi i pengjeve nuk është gjëja më e
Bezalel Smotrich

IZRAEL- Ministri izraelit, Bezalel Smotrich është shprehur se pengjet që po mbahen rob nga Hamasi në Gaza nuk janë gjëja më e rëndësishme për të cilën Izraeli duhet të shqetësohet. Smotrich gjatë fjalës së tij foli për negociatat aktuale mes autoriteteve izraelite dhe Hamasit për lirimin e 134 të burgosurve ku u shpreh se gjëja më e rëndësishme është shkatërrimi i Hamasit.

“Çfarë është e rëndësishme tani? Ne duhet të shkatërrojmë Hamasin”, tha Bezalel.

Ministri izraelit i kabinetit të luftës Benny Gantz dënoi ashpër deklaratat e Smotrich ku shtoi se kthimi i pengjeve nuk është vetëm qeëllim por edhe detyrim moral si popull i izraelit.

“Kthimi i pengjeve nuk është vetëm qëllimi ynë në luftë, është imperativi ynë moral si vend dhe si popull. Është më urgjenti. Nuk do të humbim asnjë mundësi për t’i sjellë ata në shtëpi”, shkroi Gantz në X. 

bezalel smotrich hamas lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll