Bota

Luani mbyt punonjësin e kopshtit zoologjik

Olabode Olawuyi ishte përgjegjës për kopshtin zoologjik në universitetin “Obafemi Awolowo”, dhe u sulmua nga predatorët teksa ishte duke i ushqyer.

20 Shkurt 2024, 20:09 Nga h.k
Luani mbyt punonjësin e kopshtit zoologjik
Foto ilustruese

NIGERI-Punonjësi i një kopshti zoologjik në një universitet në Nigeri, humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi u sulmua nga një prej luanëve për të cilët ishte kujdesur prej më shumë se 10 vitesh.

Olabode Olawuyi ishte përgjegjës për kopshtin zoologjik në universitetin “Obafemi Awolowo”, dhe u sulmua nga predatorët teksa ishte duke i ushqyer.

Në një reagim për mediat, universiteti bën me dije se kolegët e tij reaguan menjëherë, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte marrë një plagë fatale. Menjëherë, kafsha që vrau punonjësin, u ekzekutua.

Kreu i sindikatës së studentëve të universitetit, Abbas Akinremi, i tha gazetës Vanguard se sulmi ishte pasojë e një “gabimi njerëzor”, pasi kujdestari i kopshtit zoologjik kishte harruar të mbyllte derën, pasi ushqeu luanët.

 

 

 

luani ne kopshtin zologjik

Sondazh

Poll