Bota

Lufta në Gaza, Netanyahu i vendosur: Asnjë presion nga aleatët nuk do ta bëjë Izraelin të ndryshojë qëllimet e saj

Ai më tej shtoi se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të eliminojnë Hamasin dhe të lirojnë pengjet.

20 Shkurt 2024, 22:40 Nga N.F
Lufta në Gaza, Netanyahu i vendosur: Asnjë presion nga aleatët
Benjamin Netanyahu


IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur së fundmi gjatë një vizite me ushtarët izraelit se asnjë presion nga aleatët e vendit nuk do ta ndalojë qeverinë e tij që të vazhdojë luftën kundër Hamasit. Ai më tej shtoi se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të eliminojnë Hamasin dhe të lirojnë pengjet.

“Nuk ka asnjë presion që mund ta ndryshojë këtë. Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet e saj, që do të thotë eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, theksoi ai.

Ky reagim vjen pasi ShBA-ja propozoi një projekt-rezolutë të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe kundërshton ofensivën e madhe tokësore në Gaza.

benjamin netanyahu lufta izrael-palestin

Sondazh

Poll