Bota

"Nuk do të dërgojmë armë bërthamore në hapësirë",​​ Putin: Jemi të hapur për negociata me SHBA-në

Ministri rus i Mrojtjes, Sergei Shoigu nga ana tjetër mohoi kategorikisht se Moska po planifikonte një gjë të tillë.

20 Shkurt 2024, 20:53 Nga N.F
"Nuk do të dërgojmë armë bërthamore në
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin në një deklaratë së fundmi është shprehur se kundërshton dërgimin e armëve bërthamore në hapësirë. Ministri rus i Mrojtjes, Sergei Shoigu nga ana tjetër mohoi kategorikisht se Moska po planifikonte një gjë të tillë.

Administrata amerikane i tha Kongresit dhe aleatëve të saj në Evropë se ka informacione të reja në lidhje me aftësitë bërthamore të Rusisë, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim ndërkombëtar. Putin tha se aktivitetet hapësinore të Rusisë nuk janë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, përfshirë SHBA-në. Ai shtoi se vendi i tij është i hapur për negociata me Shtetet e Bashkuara për stabilitet strategjik dhe kontakte përmes ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm.

"Por nëse duan të arrijnë avantazhe të njëanshme, kjo nuk do të ndodhë," shtoi ai.

putin sergei shoigu shba moska

Sondazh

Poll