Sport

Champions League, mbrëmje yjesh, Kanye West sot në “San Siro”!

Këngëtari nga Çikago ka prenotuar një vend në impiantin e njohur te Milanos për arsye që lidhen me albumin e tij të fundit, “Vultures 1”, si dhe për turin surprizë të paralajmëruar në Italinë Veriore.

20 Shkurt 2024, 16:55 Nga DOSJA
Champions League, mbrëmje yjesh, Kanye West sot në “San

ITALI - Në një “San Siro” plot e përplot në ndeshjen Inter – Atletico Madrid, do të jetë një tifoz VIP: reperi amerikan Kanye West.

Pavarësisht se futbolli nuk është sporti i tij i preferuar, këngëtari nga Çikago ka prenotuar një vend në impiantin e njohur te Milanos për arsye që lidhen me albumin e tij të fundit, “Vultures 1”, si dhe për turin surprizë të paralajmëruar në Italinë Veriore.

Çuditërisht, në albumin e fundit në studio në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, fansat e Interit shfaqen në dy këngë. Koret e “Curva Nord” janë në fakt të pranishme në Carnival dhe Stars. Vetë “Curva Nord” publikoi një video në të cilën shihet një këngëtar i maskuar duke kënduar me ta në studio: ky do të ishte Kanye West.

Albumi i përbashkët mes Kanye West dhe Ty Dolla Sign është në fakt ndër më të dëgjuarit në Spotify që nga publikimi i tij.

Ditët e fundit është përfolur për Kanye West si tifoz i Interit, ndoshta kjo është e ekzagjeruar. Në fakt, reperi ka filluar ta përjetojë me pasion botën e zikaltërve, pasi ka parë dhe ndier “nxehtësinë” e Curva Nord gjatë ndeshjeve në shtëpi në “San Siro”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll