Politike

Opozita në protestë, Rama vizitë në Turqi/ Noka: Është një turist shëtitës, jo kryeministër

Noka tha se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij.

20 Shkurt 2024, 14:36 Nga r.ll
Opozita në protestë, Rama vizitë në Turqi/ Noka:
flamur noka

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur sot për protestën që pritet të nisë pas dy orëshpara kryeministrisë. Noka tha në News2 se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij.

Në lidhje me faktin se ndërsa opozita proteston kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Ankara, ai e cilësoi Ramën jo si kryeministër i vendit por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit.

“Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion politik të PD dhe opozitës. Me gjithë përpjekjet e regjimit për ta izoluar dhe eliminuar politikisht, dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbur. Beteja për liri nuk fitohet me pranga. Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët. Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha. Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe. Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit”, tha ai.

flamur noka edi rama

Sondazh

Poll