Politike

KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2024, ja shumat përkatëse

Partia që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, e cila ka marrë 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD-ja, me 106.6 mln lekë.

20 Shkurt 2024, 12:12 Nga M.B
KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2024, ja shumat
Ilirian Celibashi

TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot fondet për vitin 2024, për 11 parti politike të cilat marrin 345.6 milionë lekë. Partitë i marrin paratë kur të depozitojnë raportet financiare për vitin 2023. Partia që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, e cila ka marrë 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD-ja, me 106.6 mln lekë.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri me dije se Partia e Lirisë ka marrë 15.5 milionë lekë, PSD 12.3 milionë lekë, Nisma Thurje merr 6.2 milionë lekë, PDIU 9.753.658 dhe PBDNJ 8.180.647.

 

 



kqz fonde

Sondazh

Poll