20 Shkurt 2024, 14:28
Nga M.B
Çlirim Gjata
TIRANA- Në një dalje për mediat, anëtari i këshillit kombëtar, Çlirim Gjata bëri thirrje që të largohej menjëherë nga detyra ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Sipas Gjatës, Manja bleu 1 mijë metra tokë në Farkë me çmim poshtë tregut. Lidhur me këtë Gjata kërkon hetim për korrupsion.
DEKLARATË E ANËTARIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR, ÇLIRIM GJATA:
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë me një çmim disa fish më të ulët se tregu. Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë? A ka konflikt interesi ministri? Kush është Arben Maloku, ish drejtor i Erjon Velisë në bashki, i dënuare për ndërtime pa leje, dhe pse ia shet ministrit tokëm me një çmim qesharak në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës?
Të dashur qytetarë,
Besoj i dini përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe kanë të bëjnë me sistemin e korrupsionit të ngritur, nga patronazhistët më të thjeshtë deri të ministrat. I lejuar dhe frymëzuar nga vetëm një njeri që quhet Edi Rama. Shkeljet e Ulsi Manjës janë disa. Së pari, ka blerë tokë truall poshtë çmimit referencë. Së dyti, Manja e ka blerë tokën me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi. Pra ka shmangur taksat e shtetit duke paguar zero lekë. Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët.
Të dashur qytetarë,
Ky është Ulsi Manja të cilin SPAK e ka shpëtuar njëherë duke shpallur moskompetencë për dosjen e zgjedhjeve të Dibrës. Me çfarë justifikimi do ta lejojë SPAK, Ulsi Manjan që të shkelë ligjin dhe të dalë pa lagur sërish? Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe kërkon hetimin e tij. Çdo ditë në krye të ministrisë së Drejtësisë është një padrejtësi dhe fyerje që u bëhet shqiptarëve, dhe një mënyrë që Manja të vazhdojë të majmet, të korruptohet e të korruptojë. Kundër Manjës, kundër Ramës, kundër të gjithë hajdutëve të Rilindjes ejani në protestë! O sot o kurrë!
ulsi manja clirim gjata
Politike
20 Shkurt 2024, 14:21
r.ll
pamje nga mbledhja online
TIRANË- Është zhvilluar online ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku u miratua projektligji...
Politike
20 Shkurt 2024, 12:17
r.ll
vendi ku do mbahet protesta
TIRANË- Për pak orë pritet nisja e protestës së opozitës që do të mbahet para Kryemini...
Politike
20 Shkurt 2024, 12:17
r.ll
ulsi manja
TIRANË- Në seancën e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohet për projektligjin për Amnistinë Penale, ministri i ...
Politike
20 Shkurt 2024, 12:20
M.B
Edi Rama
TURQIA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë. Ai do të zhvillojë...
Politike
20 Shkurt 2024, 12:12
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot fondet për vitin 2024, për 11 parti politike të cilat marrin...
Politike
20 Shkurt 2024, 12:02
r.ll
pamje nga seanca e ligjeve
TIRANË- Është shoqëruar me debate diskutimi për projektligjin e Amnistisë Penale në Komisioni...
Politike
20 Shkurt 2024, 11:57
r.ll
pamje nga seanca online
TIRANË- Sot është zhvilluar online seanca e Komisionit të Ligjeve ku është miratuar në parim pro...
Politike
20 Shkurt 2024, 11:48
r.ll
pamje nga videoja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet e tij sociale një video nga 20 shku...
Politike
20 Shkurt 2024, 11:38
r.ll
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sot në një deklaratë për shtyp se kryeministri Edi Rama ka ...
Politike
20 Shkurt 2024, 09:50
M.B
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan
TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, në t&e...