Politike

Berisha publikon videon: 20 shkurti, dita e përmbysjes të tiranëve

20 Shkurt 2024, 11:48 Nga r.ll
Berisha publikon videon: 20 shkurti, dita e përmbysjes të
pamje nga videoja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet e tij sociale një video nga 20 shkurti i 33 viteve më parë.

“20 shkurti, dita e përmbysjes të tiranëve”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se pasditen e sotme në orën 17:30 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para kryeministrisë. Ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë "i pranishëm" përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.

sali berisha

Sondazh

Poll