Bota

Përfshihet nga flakët shtëpia e pleqve në Prishtinë, dy persona probleme me frymëmarrjen

Nga tymi mësohet se kanë pasur probleme me frymëmarrjen dy personave të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore.

19 Shkurt 2024, 20:40 Nga N.F
Përfshihet nga flakët shtëpia e pleqve në Prishtinë, dy
Pamje nga vendi i ngjajres

PRISHTINË- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e pleqve në rrugën "Afrim Loxha” në Prishtinë. Nga tymi mësohet se kanë pasur probleme me frymëmarrjen dy personave të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore. Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës u shpreh se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit duke bërë që mos të ketë të lënduar. 

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. “Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme,  raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo. 

prishtine zjar shtepia e pleqve

Sondazh

Poll