Bota

Mbretëria e Bashkuar në prang të marrëveshjes me Frontex

Zëdhënisi i kryeministrit Rishi Sunak tha ditën e sotme se marrëveshja do të thotë që të dyja palët do të ndajnë informacione mbi bandit e përsfhira në migrimin e paligjshëm.

19 Shkurt 2024, 18:57 Nga S.N
Mbretëria e Bashkuar në prang të marrëveshjes me Frontex
Foto Ilustrim

BRIANI E MADHE- Qeveria britanike do të shpallë ditët në vijim një marrëveshje për bashkëpunim me agjencinë e mbrojtjes se kufijve të BË-së Frontex. Kjo është një shenjë e mëtejshme e shkrirjes së marëdhënieve.

Zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak tha ditën e sotme se marrëveshja do të thotë që të dyja palët do të ndajnë informacione mbi bandat e përsfhira në migrimin e paligjshëm. Gjithashtu do të bashkëpunojnë për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore, shkruajnë mediat e huaja.

”Frontex ka një pasqyrë të pashembullt për migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar në kontinentin evropian, kështu që është padyshim e drejtë që ne i kemi këto biseda për të arritur këto marrëveshje pune që do të na japin mënyra të reja për të trajtuar migracionin ilegal," tha zëdhënësi i Sunak.

Britania ka arritur marrëveshje dypalëshe duke përfshirë një marrëveshje të fundit me Turqinë për të penguar bandat e kontrabandës së njerëzve dhe për të trajtuar migracionin e paligjshëmajo nuk ka më marrëveshje kthimi me BE-në që kur u largua nga blloku.

frontex britani e madhe be

Sondazh

Poll