Bota

U paraqit në spital në gjendje të rënduar, humb jetën në spital 4-vjeçarja në Gjakova

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka shtuar se kanë nisur hetimet për humbjen e vogëlushes.

19 Shkurt 2024, 19:13 Nga N.F
U paraqit në spital në gjendje të rënduar, humb jetën
QKUK

PRISHTINË- Një 4-vjeçare ka humbur jetën pas gjendjes së rënduar shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lajmin për ndarjen nga jeta e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka shtuar se kanë nisur hetimet për humbjen e vogëlushes.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksionn”, tha ai.

gjakove femije vdekje

Sondazh

Poll