Bota

Përfitoi 100 mijë euro nga 17 shtatzënitë e rreme, në pranga 50-vjeçarja në Itali

Për shkak të gënjeshtrave ajo nuk kishte punuar për 24 vjet teksa lishte marrë 100 000 euro asistenca gjatë viteve.

19 Shkurt 2024, 19:37 Nga N.F
Përfitoi 100 mijë euro nga 17 shtatzënitë e rreme, në
Barbara Ioele

ITALI- 50 vjeçarja, Barbara Ioele është vënë në pranga pasi u zbulua se ajo kishte mashtruar 17 herë për 17 shtatzanitë e saj. Për shkak të gënjeshtrave ajo nuk kishte punuar për 24 vjet teksa lishte marrë 100 000 euro asistenca gjatë viteve. Ajo për tu dukur shtatzënë mbante një jastëk në bark. 

Nga 17 shtatzanitë e saj ajo pretendonte se vetëm pesë ishin realizuar me sukses ndërsa të tjerat kishin përfunduar me abort spontan. Ioele tha se kishte lindur fëmijën e saj të fundit në dhjetor teksa policia tha se po e mbanin nën mbikqyrje në muajt para lindjes dhe gjithçka rezultoi një mashtrim.

Prokurorët shtua se gënjeshtrat e Ioele ishin bërë të mundura nga vjedhja e një numri çertifikatash lindjeje nga një klinikë në Romë, si dhe me dokumente të tjera të falsifikuara, shkruan e përditshmja vendase Il Mattino.

Partneri 55 vjeçar i Ioele, Davide Pizzinato ka pranuar në polici se ishte në dijeni të faktit se Ioele nuk ishte asnjë herë shtatzënë. Pizzinato ka pranuar të dëshmojë kundër saj në këmbim të një dënimi më të lehtë për vete, pasi u akuzua si bashkëpunëtor në mashtrim.

 

barbara ioele

Sondazh

Poll