Bota

Nacionalisti holandez Geert Wilders "sulmon" refugjatët ukrainas: Po vijnë për strehim falas

Wilders kundërshton vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke argumentuar se Holanda duhet të mbajë armët e saj për t'u mbrojtur.

19 Shkurt 2024, 18:48 Nga E.d

 

Nacionalisti holandez Geert Wilders "sulmon" refugjatët ukrainas:
Geert wilders

AMSTERDAM- Udhëheqësi holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, i cili fitoi më shumë vende në zgjedhjet tre muaj më parë, tha të hënën se Holanda ishte "budallai i Evropës" për pranimin e shumë refugjatë ukrainas. Wilders kundërshton vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke argumentuar se Holanda duhet të mbajë armët e saj për t'u mbrojtur.

"Ukrainasit po vijnë në Holandë me shumicë, jo për shkak të luftës, por për strehim falas, kujdes falas dhe punët tona. Edhe një herë, ne jemi budallenj të Evropës," tha Wilders në një postim në X. 

Gjithashtu Kryeministri Mark Rutte tha këtë fundjavë se mbështetja holandeze për Ukrainën ishte e garantuar për një afat të gjatë, pasi Wilders nuk do të ishte në gjendje të gjente ndonjë partner koalicioni të gatshëm për të mbështetur qëllimin e tij për ta shkurtuar atë. Ndërsa një zyrtar lokal i tha gazetës se kjo ishte kryesisht për shkak të një fluksi burrash ukrainas që vinin nga vende të tjera anëtare të BE-së në kërkim të një pune, kujdesi mjekësor ose për t'u bashkuar me familjen.

 

 

geert wilders mark rutte

Sondazh

Poll