Bota

Shkuan për të neutralizuar një konflikt në një familje në Minesota, vriten dy policë dhe një zjarrfikës

Rasti u regjistrua pas një telefonatë për një konflikt në një  familje në Minesota e cila përfundoi me të shtëna.

19 Shkurt 2024, 18:42 Nga N.F
Shkuan për të neutralizuar një konflikt në një familje
Viktimat

SHBA- 3 persona janë vrarë dhe një është plagosur pas të shtënave të regjistruara në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rasti u regjistrua pas një telefonatë për një konflikt në një  familje në Minesota e cila përfundoi me të shtëna.

Viktimat janë 2 oficerë policie të moshës 27-vjeçare dhe një punonjës 40-vjeçar i shërbimit zjarrfikës, të cilët pasi shkuan në vendngjarje u vranë me armë nga brenda shtëpisë.

Gjithashtu nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe një tjetër oficer policie, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet policore bënë të ditur se edhe autori i kësaj ngjarje ka vdekur, por pa dhënë detaje sesi u vra.

shba te shtena vrasje

Sondazh

Poll