Bota

Abuzoi seksualisht me mbesën, dënohet me 8 vite burg 70-vjeçari në Selanik

 Gjashtë vite pas zbardhjes së çështjes, 70-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit me 8 vite burg.

19 Shkurt 2024, 18:12 Nga E.d

 

Abuzoi seksualisht me mbesën, dënohet me 8 vite burg
foto ilustruese

SELANIK- Gjatë një diskutimi me nxënësit ata i kanë rrëfyer mësues së tyre një akt të rëndë te cilin po përjetonte shoqja e tyre e klasës. Ky rrëfim i nxenë sve çoi në zbardhjen e një rasti abuzimi seksual të përjetuar nga e mitura nga gjyshi i saj në Selanik. 

Sipas aktakuzës, kur vajza e vogël jetonte e vetme në shtëpi me gjyshin, me të cilin ndante të njëjtën dhomë, ai dyshohet se ka kryer akte të turpshme në kuadër të një loje që e mitura dyshohet se e ka interpretuar si akt dashurie. Gjashtë vite pas zbardhjes së çështjes, 70-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit me 8 vite burg.

Në kërkim të faljes, ai mohoi akuzat duke theksuar se “Unë e adhuroj mbesën time dhe ajo më adhuron mua. Jeta ime nuk është ajo që imagjinoni ju”, tha ai duke iu drejtuar gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Selanik, të cilët e shpallën fajtor për abuzim me një të mitur nën 12 vjeç dhe akte seksuale mes të afërmve, radhazi.

 

 

selanik

Sondazh

Poll