Bota

SHBA po ndryshon qëndrimin diplomatik ndaj Izraelit/ I propozon OKB-së rezolutë për armëpushim në Gaza

SHBA-ja thekson se çdo operacion tokësor në Rafah duhet shmangur.

19 Shkurt 2024, 18:15 Nga S.N
SHBA po ndryshon qëndrimin diplomatik ndaj Izraelit/ I propozon OKB-së
Foto Ilustrim

SHBA- Për herë të parë SHBA-ja i ka propozuar OKB-së një rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gaza. SHBA-ja thekson se çdo operacion tokësor në Rafah duhet shmangur. Teksa më parë ishte SHBA-ja që bllokoi rezolutën përkatëse për armëpushim. Ky zhvillim mund të interpretohet si ndryshim i qëndrimit diplomatik të SHBA-së ndaj Izraelit, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa pak më parë Izraeli kërcënoi se nëse pengjet e marra nga Hamasi nuk ktheheshin brenda fillimit të muajit të Ramazanit do të fillonte një operacion ushtarak në Rafah. Që nga kundërpërgjigjia e Izralit ndaj Hamasit pas sulmit të 7 tetorit janë vrarë mbi 29 mijë palestinezë dhe janë plagosur 68 mijë të tjerë.

izrael shba gaza

Sondazh

Poll