Bota

Vdekja e Navalny, Kremlini: Hetimet sipas ligjit rus! Deklaratat e Perëndimit, të neveritshme, nuk e dëmtojnë Putin-in

Ai shtoi se hetimi po kryhet në përputhje me ligjin rus.

19 Shkurt 2024, 11:52 Nga M.B
Vdekja e Navalny, Kremlini: Hetimet sipas ligjit rus! Deklaratat e
Dmitry Peskov

RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , ka deklaruar se hetimi për vdekjen e opozitarit Alexei Navalny është në vazhdim, por që nga mëngjesi i së hënës nuk ka "ende asnjë rezultat". Ai shtoi se hetimi po kryhet në përputhje me ligjin rus. Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu mbrojti presidentin rus Vladimir Putin kundër akuzave të ngritura kundër tij nga liderët perëndimorë se ai ishte përgjegjës për vdekjen e Navalny.

“Ne e konsiderojmë absolutisht të papranueshme të bëjmë deklarata të tilla, mirë, sinqerisht të neveritshme. Këto deklarata, natyrisht, nuk mund të shkaktojnë asnjë dëm për kreun e shtetit tonë", tha ai.

dmitry peskov alexei navalny

Sondazh

Poll