Sport

Eden Hazard tregon stilin e jetës kur ishte te Real Madridi dhe birrën e tij...

Tashmë në ‘pension’, Eden Hazard, ish-fenomeni i Chelseat, i cili ka luajtur edhe për Real Madridin, ka folur për stilin e jetës së tij gjatë karrierës sportive.

19 Shkurt 2024, 11:38 Nga DOSJA
Eden Hazard tregon stilin e jetës kur ishte te Real Madridi dhe birrën

ANGLI - Eden Hazard ishte një lojtar i veçuar. Me Lille apo Chelsea, belgu ktheu kokat e mbrojtjes franceze dhe evropiane, por ai nuk ishte në gjendje ta riprodhonte atë me Real Madridin.

I blerë për më shumë se 100 milionë euro nga ‘Merengue’, anësori nuk arriti kurrë të rifitonte nivelin e tij në Spanjë, ku shpesh veçohej stili i tij i jetesës. E ndërsa së fundi e përfundoi karrierën e tij vetëm në moshën 33-vjeçare, ai reflektoi për shtimin e peshës gjatë pushimeve të ndryshme:

“Çdo verë shtoja katër-pesë kilogramë sepse i thashë vetes meqë kemi dhënë kaq shumë për dhjetë muaj dhe njerëzit na shkelmuan, kështu që koha e pushimit”,- tregoi fillimisht ai.

“Pas një ndeshjeje të mirë, një ose dy birra janë të mira”

Duke folur ende në “Obi One Podcast”, emisioni i ish-lojtarit të Chelseat, ai vazhdon arsyetimin e tij: "Më pëlqen të jem me familjen time, të shkoj në plazh, kështu që mos më kërkoni të vrapoj gjatë këtyre tre ose katër javëve. Unë mund të luaj futboll në plazh me fëmijët e mi nuk ka problem, por mos më kërkoni të vrapoj (...)

Ne si belgë na pëlqejnë birrat sepse vendi im ka birrat më të mira në botë, ndaj nuk po ju them se unë pija çdo ditë sepse kjo nuk është e vërtetë, por ndonjëherë, pas një ndeshjeje të mirë, një ose dy birra janë të mira”. Tani e tutje askush nuk do ta fajësojë nëse shtoj rreth 4-5 kilogramë shumë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2024, 11:09

Dilema me numrin e Kylian Mbappes…

SPANJE - Kylian Mbappe me numrin “X”! Kjo është një nga të panjohurat që fluturon, dhe do të fluturojë, n&...