Sport

VIDEO/ Bayerni në kaos total, humb përsëri dhe Leverkusen tani është +8 pikë para

Humbja e tretë radhazi e gjigantit të Mynihut; Thomas Tuchel gjithnjë e më shumë në rrezik në pankinë

18 Shkurt 2024, 20:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Bayerni në kaos total, humb përsëri dhe Leverkusen tani

GJERMANI - Bayerni është në një krizë rezultatesh të paprecedentë, në të shkuarën e afërt dhe këtë të diel pësoi humbjen e tretë radhazi. 

Pas humbjeve kundër Bayer Leverkusen (0-3) dhe Lazio  (0-1), këtë në Champions League, skuadra e Thomas Tuchel u mposht (1-3) në Bochum dhe tani është tetë pikë prapa “Aspirinave”, gjithnjë e më shumë me një rrugë të hapur për një fitore të paprecedentë në Bundesligë.

Në një lojë shumë të turbullt, u ndërpre dy herë për shkak të protestave të tifozëve të Bochum-it, të cilët hodhën topa tenisi në fushë, Bayern e nisi më mirë, duke kaluar në epërsi me anë të Jamal Musiala, në minutën e 14-të, por nuk zgjati shumë.

Bochum i ktheu gjërat në pjesën e parë. Në të 38-tën minutë barazoi japonezi Takuma Asano dhe në prag të pjesës së parë ishte Keven Schlotterbeck ai që kompletoi kthesën 2-1 për Bochum.

Në pjesën e dytë, Thomas Tuchel, i cili është gjithnjë e më shumë i varur nga një fije në komandën teknike të ekipit, u përpoq të trazonte gjërat, duke nisur Leroy Sané dhe Bryan Zaragoza, por pa asnjë efekt praktik dhe gjërat vetëm u përkeqësuan: 

Dayot Upamecano, i cili tashmë ishte përjashtuar dhe shkaktoi një penallti në duelin me Lazion, ai përsëriti recetën, doli jashtë (78') me të parë kartonin e dytë të verdhë dhe lejoi Kevin Stoger të bënte rezultatin 3-1. Në minutën e 87-të, i pashmangshmi Harry Kane minimizoi dëmin 3-2 për mysafirët bavarezë.

 

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll