Sport

VIDEO/ Monza i bën një dhuratë Interit: Milani shembet, nuk e parakalon dot Juven

Monza kryesoi me dy gola në fund të pjesës së parë, më pas kuqezinjtë u rikuperuan me Giroud dhe Pulisic, por Bondo e dënoi “Djallin” në minutën e 90-të. “Poker” i Colombos në minutën e 95-të dhe 4-2...

18 Shkurt 2024, 23:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Monza i bën një dhuratë Interit: Milani shembet, nuk e

ITALI - Në ndeshjen e shtyrë të 25-të të Serisë A, Milan humbi 4-2 ndaj Monzas, duke mos arritur të kalojë Juventusin në vendin e dytë dhe shkoi në -11 pikë pas Interit. 

Ndeshje e çmendur dhe emocionuese në stadiumin “U Power”, me mikpritësit që e mbyllin pjesën e parë me rezultatin 2-0, falë penalltisë së Pessina (45') dhe golit të Motës (51'). 

“Djalli” mbetet me 10 lojtarë për shkak të përjashtimit të Jovic (52'), por gjen forcën të reagojë fillimisht me Giroud (64') dhe më pas me Pulisic (88'). 

Në minutën e 90-të Bondo kaloi në avantazh Monzën me një goditje nga distanca, më pas vjen “pokeri” i Colombos në minutën e 95-të. Kuqezinjtë nënshkruajnë kapitullimin pa kushte 4-2…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll