Sport

VIDEO/ Roma merr fitoren e katërt në pesë ndeshje nën drejtimin e De Rossit...

'Verdhekuqtë' në epokën De Rossi mundën Frosinonen (0-3) dhe grumbullojnë 12 pikë nga 15 të mundshme, duke humbur vetëm ndaj kryesuesve të Interit.

18 Shkurt 2024, 21:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Roma merr fitoren e katërt në pesë ndeshje nën

ITALI - Roma u rikthye te fitorja ndaj Frosinone, pasi barazoi në Holandë me Feyenoord  (1-1), për “play-off” për të kaluar në raundin e 16-të të Europa League, duke humbur vetëm nga kryesuesit e Interit (2-4).

Dean Huijsen hapi rezultatin me një gol spektakolar në minutën e 38-të: qendërmbrojtësi 18-vjeçar mori topin në mesfushë dhe askush nuk e ndaloi, duke gjuajtur fuqishëm nga buzë e zonës së rreptësisë, duke e dërguar pa shans topin në rrjetë. Gjatë festës së golit, holandezi ka festuar si Cristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë, Azmoun shtoi avantazhin për mysafirët, në minutën e 71-të dhe Leandro Paredes e mbylli ndeshjen, duke shndërruar një penallti, dhjetë minuta më vonë.

De Rossi ka fituar tashmë katër në pesë ndeshje me ekipin e tij të ri në kampionat, duke grumbulluar kështu 12 pikë nga 15 të mundshme dhe duke ruajtur vendin e gjashtë në tabelën e Seria A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll