Sport

Mesfushori Kimmich u përfshi në një debat të ashpër me asistentin e Tuchel, që gati shkoi në kufinjtë e agresionit fizik… (video)

Ndihmës trajneri i bavarezëve Zsolt Low ishin afër shkëmbimit të agresioneve pas humbjes së Bayernit ndaj Bochum.

18 Shkurt 2024, 21:27 Nga DOSJA

Mesfushori Kimmich u përfshi në një debat të ashpër me

GJERMANI - Në fushë, Bayern Munich po shkon keq e keq dhe duket se situata nuk është ndryshe jashtë katër linjave të bardha. 

Sipas Patrick Strasser, gazetar nga Abendzeitung, në fund të ndeshjes, e cila përfundoi me humbjen 2-3 të bavarezëve në Bochum, pati diskutime të nxehta brenda skuadrës së Bayernit. 

Protagonistë, sipas Strasser, ishte Joshua Kimmich dhe ndihmës trajneri i Thomas Tuchel, Zsolt Low. Mesfushori gjerman ishte i pakënaqur që u zëvendësua pas minutës së 63-të dhe në fund të ndeshjes shkoi të fliste me Low, në një diskutim që përfundoi i ndezur dhe për pak sa nuk përfundoi në agresion. 

Në pamjet nga transmetimi i ndeshjes, shihet dukshëm Kimmich i irrituar nga largimi i tij nga fusha, në kohën kur bavarezët po humbnin 2-1.

I pyetur për atë që ndodhi, Thomas Tuchel nuk e mohoi diskutimin mes lojtarit dhe ndihmësit të tij: “Josh (Kimmich) duhet të ketë qenë pak i mërzitur në stol, por kjo është normale. Nëse trajneri e dërgon në stol, është mirë, është vendimi i trajnerit. Është e kuptueshme që ai është i zemëruar”,- tha Tuchel në fund të ndeshjes, pa dhënë hollësi të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll