Bota

Misteri i vdekjes së Navalny/ Agjentët rusë vizituan qelinë e tij dy ditë para ndarjes nga jeta, kontradiktat e autoriteteve

Vdekja e tij ndodhi në orën 14:17 me orën lokale dhe brenda katër minutash zyrtarët e burgut kishin hartuar njoftimin me versionin e parë të shkakut të vdekjes së tij, trombozën.

18 Shkurt 2024, 19:13 Nga r.ll
Misteri i vdekjes së Navalny/ Agjentët rusë vizituan qelinë
alexey navalny

RUSI- Teksa një re e dendur misteri mbulon rrethanat e vdekjes së liderit të opozitës ruse, zbulohet se dy ditë para përfundimit të Alexey Navalny, ai ishte vizituar në burg nga FSB, Shërbimi i Sigurisë Ruse (ish KGB), sipas artikullit të Sunday Times.

Në shkrim citohen dëshmi nga organizata të të drejtave të njeriut, ku thuhet se janë shkëputur kamerat si dhe mikrofonat në ambientet e burgut.

Gjithashtu janë publikuar detaje edhe për kohën e vdekjes së tij, gjë që ngre pikëpyetje. Vdekja e tij ndodhi në orën 14:17 me orën lokale dhe brenda katër minutash zyrtarët e burgut kishin hartuar njoftimin me versionin e parë të shkakut të vdekjes së tij, trombozën. Shtatë minuta më vonë, Dmitry Peskov, një zëdhënës i Kremlinit, po fliste me gazetarët për ngjarjen.

Në raportin, i cili bazohet edhe në dëshmitë e të burgosurve të tjerë të publikuar nga Novaya Gazeta, një gazetë e opozitës ruse, thuhet se të gjithë në burg janë informuar katër orë para njoftimit zyrtar për vdekjen e Navalny. Siç raporton Novaya Gazeta, deri më tani nuk është kryer as autopsi.

Në publikimin e saj flitet edhe për mavijosje që dyshohet se ka në trupin e Navalny. Siç thuhet në artikull, ato u shkaktuan ndoshta sepse dikush e mbante në krahë teksa para se të vdiste.

Versioni i shkaqeve që i dhanë nënës së tij ishte sindroma e vdekjes së papritur, pra një atak në zemër dhe jo tromboza që fillimisht kishin nxituar të deklaronin.

Ndërkohë, vala e mbështetjes në Rusi sa vjen e rritet, ku qytetarët lënë lule në kujtim të tij. Autoritetet ruse kanë arrestuar të paktën 400 persona, përfshirë priftin që do të kryente funeralin e Navalny.

alexey navalny

Sondazh

Poll