Bota

Kongresi i ASH në Maqedoninë e Veriut shkarkon Taravarin, rikthen në krye të partisë Ziadin Selën

Kjo mbledhje erdhi si reagim ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kongresit të organizuar nga Taravari, ku ai u konfirmua si kandidat i opozitës për president të Maqedonisë së Veriut.

18 Shkurt 2024, 17:34 Nga r.ll
Kongresi i ASH në Maqedoninë e Veriut shkarkon Taravarin, rikthen
ziadin sela

MAQEDONI E VERIUT- Kongresi i zhvilluar ditën e sotme i partisë "Aleanca për Shqiptarët, ka votuar për shkarkimin e Arben Taravarit nga kreu i partisë dhe rikthimin në krye të saj të ish- kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela.

Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga pozita e kryetarit të ASH-së, pasi vendosi ta vazhdonte rrugën e tij me opozitën shqiptare. Ziadin Sela, si kandidat i vetëm e rimori drejtimin e partisë.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe jam munduar që të mbroj çdo anëtar të kësaj partie dhe do të vazhdoj që ta bëj një gjë të tillë sepse të gjithë ne duhet të jemi të drejtë”, tha mes tjerash Ziadin Sela në fjalimin e tij.

Kjo mbledhje erdhi si reagim ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kongresit të organizuar nga Taravari, ku ai u konfirmua si kandidat i opozitës për president të Maqedonisë së Veriut.

arben taravari ziadin sela

Sondazh

Poll