Bota

Presidenti Brazilian për luftën në Gaza: Kjo situatë historike ka ndodhur vetëm kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë

Ai argumentoi se kjo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk ka ndodhur në asnjë moment tjetër historik, përveçse në regjimin nazist të Hitlerit kur vendosi të vriste hebrenjtë.

18 Shkurt 2024, 16:34 Nga S.N
Presidenti Brazilian për luftën në Gaza: Kjo situatë
Presidenti i Brazilit

BRAZIL- President i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, akuzoi sot Izraelin se ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Ripin e Gazës, shkruajnë mediat e huaja.

"Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, është një gjenocid. Nuk është një luftë ushtarësh kundër ushtarëve. Është një luftë mes një ushtrie shumë të përgatitur dhe grave e fëmijëve”, tha presidenti Brazilian.

Ai argumentoi se kjo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk ka ndodhur në asnjë moment tjetër historik, përveçse në regjimin nazist të Hitlerit kur vendosi të vriste hebrenjtë.

Lula kishte dënuar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi kundrë Izraelit duke e quajtur një akt terrorist. Por më vonë ai u shfaq kritik i fushatës së hakmarrjes së izraelitëve.

brazil izrael gaza

Sondazh

Poll