18 Shkurt 2024, 18:36
Nga r.ll
Josep Borrell
BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli përbën pengesë të madhe në gjetjen e një zgjidhjeje për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.
“Bregu Perëndimor është pengesë reale për zgjidhjen me dy shtete”, tha Borrell më 18 shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Bregu Perëndimor është në një pikë vlimi... mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”, tha ai.
Afër 490.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, që Izraeli ka pushtuar më 1967, në dhjetëra vendbanime që konsiderohen joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.
Kolonët jetojnë së bashku me afër 3 milionë palestinezë në këtë territor. Palestinezët i shohin ndërtimin e vendbanimeve izraelite si krim lufte dhe pengesë të madhe për paqe.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor në Gazë, në Bregun Perëndimor është regjistruar një numër në rritje i përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve.
Borrell tha se BE-ja duhet të “mbështesë nismën arabe” për krijimin e një shteti palestinez, që do të përfshinte edhe Bregun Perëndimor, edhe Rripin e Gazës. Deklaratat e Borrellit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një plan për njohjen ndërkombëtare të një shteti të tillë, pasi The Washington Post raportoi se ka një nismë të tillë.
Kjo gazetë tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe një grup i vogël i shteteve arabe po punojnë në një plan gjithëpërfshirës për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve. Sipas The Washington Post, në plan përfshihet edhe një afat kohor për themelimin e një shteti palestinez./REL
josep borrell
Bota
18 Shkurt 2024, 17:52
r.ll
foto nga festivali
FRANCË- Një qytet i Rivierës franceze po feston vitin e Lojërave Olimpike të Parisit duke ekspozuar skulptura g...
Bota
18 Shkurt 2024, 17:40
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se kanë kryer pesë sulme kundër tre raketave të lundrimit kun...
Bota
18 Shkurt 2024, 17:34
r.ll
ziadin sela
MAQEDONI E VERIUT- Kongresi i zhvilluar ditën e sotme i partisë "Aleanca për Shqiptarët, ka votuar për shkarkimin e Ar...
Bota
18 Shkurt 2024, 17:27
r.ll
vjosa osmani, aleksander vucic
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu&...
Bota
18 Shkurt 2024, 16:50
S.N
Foto Ilustrim
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trikala të Greqisë. Mediat lokale raportojnë se një ...
Bota
18 Shkurt 2024, 16:34
S.N
Presidenti i Brazilit
BRAZIL- President i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, akuzoi sot Izraelin se ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Ripi...
Bota
18 Shkurt 2024, 16:20
S.N
Yulia Navalny
RUSI- Bashkëshortja e Alexey Navalny, Yulia ka bërë një postim në rrjetin e saj social në Instagram, ku ka ndar...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:57
S.N
Foto Ilustrim
TURKMENISTAN- Nxënëset e shkollave të mesme në provincën Balkan të Turkmenistanit po iu nënshtrohen testev...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:51
r.ll
pasaporta e kosoves
KOSOVË- Rreth 57 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fun...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:35
S.N
Foto Ilustrim
EGJIPT- Ditët e fundit disa media raportuan, se Egjipti është duke përgatitur kampe pritjeje për më s...