Bota

Izraeli miraton vendimin: Kundërshton njohjen e njëanshme të shtetit palestinez

Netanyahu tha se masa vjen pas diskutimeve të fundit në komunitetin ndërkombëtar në lidhje me një përpjekje për të imponuar në mënyrë të njëanshme mbi Izraelin një shtet palestinez.

18 Shkurt 2024, 15:28 Nga S.N
Izraeli miraton vendimin: Kundërshton njohjen e njëanshme të
Foto Ilustrim

IZRAEL- Izraeli zyrtarizoi ditën e sotme kundërshtimin ndaj "njohjes së njëanshme” të shtetit palestinez. Izraeli tha se çdo marrëveshje e tillë duhet të arrihet nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dorëzoi vendimin në kabinet, ku ky i fundit miratoi direkt masën. Netanyahu tha se masa vjen pas diskutimeve të fundit në komunitetin ndërkombëtar në lidhje me një përpjekje për të imponuar në mënyrë të njëanshme mbi Izraelin një shtet palestinez.

“Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Një njohje e tillë pas masakrës së 7 tetorit do të siguronte një shpërblim të madh dhe të paprecedentë për terrorizmin dhe do të parandalonte çdo marrëveshje paqeje në të ardhmen”, tha ai.

izrael palestine

Sondazh

Poll