Bota

Zjarr në një azil të moshuarish në Madrid/ Regjistrohen 2 viktima dhe një tjetër në gjendje të rëndë

Dy të moshuarat të cilat ndërruan jetë ishin të moshës 93 dhe 89 vjeç.

18 Shkurt 2024, 14:45 Nga S.N

 

Zjarr në një azil të moshuarish në Madrid/ Regjistrohen 2
Pamje nga vendngjarja

SPANJË- Dy gra të moshuara kanë vdekur ditën e sotme në mëngjes, pasi shpërtheu zjarr në rezidencën e të moshuarve ‘Juan 23” në Madrid të Spanjës, shkruajnë mediat spanjolle.

Dy të moshuarat të cilat ndërruan jetë ishin të moshës 93 dhe 89 vjeç. Nga zjarri e plagosur rëndë ka mbetur edhe një grua rreth 65 vjeç, e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të djegieve të rënda.

Ndërsa 16 persona të tjerë janë duke marrë shërbim mjekësor për shkak të pasojave të lehta që u solli incidenti. Zjarri ra rreth orës 07:00 të mëngjesit në katin e parë dhe tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë pallatin dykatësh. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.

madrid spanje

Sondazh

Poll