Bota

Grupet e armatosura të Irakut ndalojnë sulmet ndaj forcave amerikane me kërkesë të komandantit Iranian

Burimet thonë se Teherani dëshiron të parandalojë një koflikt edhe më të gjërë.

18 Shkurt 2024, 14:25 Nga S.N

 

Grupet e armatosura të Irakut ndalojnë sulmet ndaj forcave amerikane
Foto Ilustrim

IRAK- Iraku ka bërë një pauzë ndaj sulemeve të trupave amerikanë nga grupet e lidhura me Iranin në Irak. Kjo pauzë vjen pas një vizite të komandantit të forcave elitare të Iranit në kryeqytetin e Irakut në Bagdad.

Burimet thonë se Teherani dëshiron të parandalojë një koflikt edhe më të gjërë. Komandanti i forcave elitare Esmail Qaani, u takua me përfaqësues të disa grupeve të armatosura në aeroportin e Bagdadit në 29 janar. Ky takim erdhi pas 48 orësh që Washingtoni fajësoi grupet për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani, shkruajnë mediat e huaja.

Që nga 4 shkurti nuk ka pasur asnjë sulm ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri. "Pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Qaanit, do të ishte e pamundur të bindej Kataib Hezbollah që të ndalojë operacionet e tij ushtarake për të ulur tensionin", tha një komandant i lartë në një nga grupet e armatosura të Irakut të lidhur me Iranin.

Vizita e Qaanit është përmendur në mediat irakiane, por detajet e mesazhit të tij dhe ndikimi në reduktimin e sulmeve nuk janë raportuar më parë.

Suksesi i dukshëm i vizitës nënvizon ndikimin që Irani ka me grupet e armatosura irakiane, të cilët alternojnë ndërmjet ndërtimit të presionit dhe ftohjes së tensioneve për të çuar përpara qëllimin e tyre për të shtyrë forcat amerikane nga Iraku.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 2500 trupa në Irak dhe 900 në Siri në një mision këshillimi dhe asistimi. Ata janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të dislokuar në vitin 2014 për të luftuar Shtetin Islamik, kryesisht në perëndim të vendit dhe në Sirinë lindore.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 2500 trupa në Irak dhe 900 në Siri në një

mision këshillimi dhe asistimi. Ata janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të dislokuar në vitin 2014 për të luftuar Shtetin Islamik, kryesisht në perëndim të vendit dhe në Sirinë lindore.

teheran irak iran shba

Sondazh

Poll