Bota

Spitali më i madh operativ në Gaza është jashtë shërbimit/ Mbyllja e tij e barabartë me një dënim me vdekje për palestinezët në Rafah

Spitali më i madh operativ në Rripin e Gazës, këto javë u gjend nën rrethim nga ushtria izraelite.

18 Shkurt 2024, 13:06 Nga S.N
Spitali më i madh operativ në Gaza është jashtë
Foto Ilustrim

GAZA- Është mbyllur plotësisht Spitali i dytë më i madh në Rripin e Gazës, tha një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, shkruajnë mediat e huaja.

"Ka vetëm katër ekipe mjekësore  24 anëtarë të stafit, që ofrojnë kujdes për pacientët në Spitalin Nasser në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis. Kompleksi Mjekësor Nasser është shtylla kurrizore e kujdesit shëndetësor në Rripin jugor të Gazës. Mbyllja e tij është e barabartë me një dënim me vdekje për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur në Khan Younis dhe Rafah" shpjegoi  përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

Ai tha se spitali është mbyllur për shkak të mungesës së karburantit. Spitali më i madh operativ në Rripin e Gazës, këto javë u gjend nën rrethim nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite ka njoftuar sot se ka vrarë dhjetra luftëtarë palestizezë dhe ka sekuestruar sasi të mëdha armësh gjatë luftimeve të djeshme në Rripin e Gazës.

"Gjatë ditës së mëparshme, dhjetëra terroristë u vranë dhe sasi të mëdha armësh u kapën. Forcat speciale të Izraelit po vazhdojnë operacionet e tyre brenda dhe përreth spitalit Nasser," vuri në dukje ushtria izraelite.

gaza nasser

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2024, 10:05 h.k

Trump shkund aleatët e NATO-s

Foto ilustruese SHBA-Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të madhe në alean...