Bota

Të shtëna me armë në shtëpinë e një kanadezi separatist Sikh/ Si do të ndikojë në marëdhëniet Indi-Kanada?

Një vrimë plumbi u zbulua në dritaren e shtëpisë së Inderjit Singh Gosal të hënën nga punëtorët e ndërtimit.

18 Shkurt 2024, 15:13 Nga S.N
Të shtëna me armë në shtëpinë e një kanadezi
Pamje nga ngarja

KANADA- Shtëpia e një aktivisti kanadez i grupit Sikh në Ontario u qëllua me armë zjarri të hënën. Kjo ndodhi disa muaj pasi vrasja e një aktivisti çoi në një spirale marëdhëniet Indi-Kanada, shkruajnë mediat e huaja.

Një vrimë plumbi u zbulua në dritaren e shtëpisë së Inderjit Singh Gosal të hënën nga punëtorët e ndërtimit. “Duket se është gjetur vetëm një vrimë plumbi, por ajo mund të ndryshojë”, shkroi Policia Rajonale në një deklaratë.Policia tha se po zhvillohen hetimet në lidhje me ngarjen teksa thanë se nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje me grupin Sickh nga India.

Grupi, i cili mbështet krijimin e Khalistanit, tha në një deklaratë se vrima e plumbit u gjet "ditë pasi Gosal shpalli Tubimin e Lirisë së Khalistanit në Konsullatën Indiane në Toronto më 17 shkurt".

Fushata për krijimin e Khalistanit ka qenë prej kohësh e jashtëligjshme në Indi, ku kujtimet e dhimbshme të një kryengritjeje vdekjeprurëse nga disa separatistë Sikh vazhdojnë të ndjekin shumë qytetarë indianë. Por fiton një nivel të simpatisë publike në mesin e disave në diasporën Sikh jashtë shtetit, ku të mbrojtur nga ligjet e fjalës së lirë, aktivistët mund të avokojnë më hapur për shkëputjen nga India.

Lëvizja fitoi rëndësi ndërkombëtare kur kryeministri kanadez Justin Trudeau pretendoi në shtator se ai kishte informacion të besueshëm që lidhte qeverinë indiane me vrasjen e liderit të shquar Sikh dhe mbështetësit të Khalistanit, Hardeep Singh Nijjar. Shtetasi kanadez u qëllua për vdekje nga persona të maskuar qershorin e kaluar jashtë një tempulli Sikh në Kolumbinë Britanike.

Pretendimi zemëroi Indinë, e cila e ka mohuar me forcë pretendimin, duke e quajtur atë "absurde dhe të motivuar". Pasojat diplomatike panë dëbime kokë më kokë të diplomatëve të lartë nga të dy vendet.

indi kanada sickh

Sondazh

Poll