Bota

Populli vuan për “bukën e gojës”, mbreti shpenzon 17 milionë dollarë për makina luksoze, “bekon” 14 gratë e t

13 Nëntor 2019, 09:06 Nga DOSJA
Populli vuan për “bukën e gojës”, mbreti shpenzon 17

AFRIKË– Mbreti i Swaziland, një vend i varfër në Afrikë, është akuzuar se ‘ka injoruar’ popullin e varfër të vendit të tij, pasi dyshohet se ka shpenzuar rreth 17 milionë dollarë për një flotë makinash luksoze për 14 gratë e tij.

Sipas “The Times”, mbreti Mswati III ka importuar 19 Rolls-Royce dhe rreth 120 BMW, disa prej të cilave janë parë duke u dorëzuar në fillim të këtij muaji.

Mës tej thuhet se dëshmitarët kanë vënë re modele “BMW X3” dhe 5-Serie, të cilat mund të kushtojnë më shumë se 35,000 dollarë secila, në pjesën e pasme të një kamioni, ndërsa transportoheshin nga Afrika e Jugut.

Ndërsa, paga mesatare në Swaziland vlerësohet të jetë rreth 12 mijë dollarë në vit, që do të thotë se një punëtor tipik do të duhej të punojë për 70 vjet për të përballuar një Rolls-Royce dhe shpenzimet e tilla kanë ngjallur zemërim në vend.

Ndërkohë gazetari investigativ Mzilikazi nga Afrika e quajti atë një lajm zemërthyes, ndërsa ndau njërën nga fotografitë.

“Në mes të gjitha sfidave ekonomike, Mbreti Mswati III dje vendosi të bekojë gratë e tij me vetura shumë të shtrenjta”, u shpreh ai.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afrikë makina luksoze mbreti mswati iii afrikë makina luksoze mbreti mswati iii

Sondazh

Poll