Bota

Kriza e Rohingya/ Gambia akuzon Mianmarin për gjenocid në gjykatën e lartë

12 Nëntor 2019, 09:44 Nga DOSJA
Kriza e Rohingya/ Gambia akuzon Mianmarin për gjenocid në

GAMBIA- Mediat  e huaja kanë shkruar së fundmi se banorët afrikano-perëndimor Gambia kanë ngritur një  padi kundër Mianmarit për shkak të gjenocidit kundër myslimanëve Rohingya.

Është mësuar se kjo padi është bërë pranë  Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, në të cilën zgjidhen prej  kohësh mosmarrëveshjet mes qeverive  të ndryshme.

Kujtojmë që një vit më parë, qeveria amerikane publokoi një raport mbi dhunën që ndodh në Mianmar teksa theksonte se çdo përfaqësues ushtarak duhet të dalë para gjyqit për gjenocid. Por nga ana tjetër shteti i Mianmarit mohon që trupat ushtarakë të kenë kryer krime të  tilla.

Duke filluar nga gushti i 2017, më shumë se 700,000 muslimanë Rohingya u larguan nga një fushatë e përhapur nga ushtria e Mianmarit në përgjigje të sulmeve të militantëve Rohingya në shtetin Rakhine që vranë një duzinë me oficerë policie. Të mbijetuarit kaluan kufirin në Bangladesh, ku ata dhanë llogari të masakrave, dhunimeve, vrasjeve dhe fshatrave të djegura.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjykata e lartë mianmar myslimanët rohingya gjykata e lartë mianmar myslimanët rohingya

Sondazh

Poll