Bota

Përmbytje masive në Venecia, niveli i ujit arrin në 190 cm (VIDEO)

13 Nëntor 2019, 07:19 Nga DOSJA
Përmbytje masive në Venecia, niveli i ujit arrin në 190 cm

VENECIA – Ditët e fundit moti i keq, erërat dhe shirat e rrmbyeshëm  kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në  Venecia.

Pjesa më e madhe e qytetit është e zhytur pothuajse e gjitha në ujë. Për momentin është e parakohshme të bëhet një vlerësim i dëmeve, por ata që ishin në rrugët e Venecias gjatë mbrëmjes e kuptuan që situata është e rëndë. Së pari 160 cm, pastaj 175 dhe më vonë  arriti edhe më të lartë  niveli i ujit duke arritur në 187 centimetra.

Nga mediat e huaja është mësuar se autoritetet përkatëse kanë vendosur të mbyllin për dy ditë, çerdhet dhe kopshtet në qytetin e Venecias.

 

 

Gjithashtu si shkak i motit të keq përmbytje ka  pasur edhe  në Veneto dhe pjesën tjetër të Verilindjes, e ndikuar nga Ciklonet mesdhetarë që afrohen nga veri-perëndimi.

Kjo është hera e dytë që Venecia përmbytet në këtë nivel, që pas rastit të parë që ka ndodhur në vitin 1966.

Burimi: inMeteo

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali moti i keq ne itali permbytjet ne venecia venecia itali moti i keq ne itali permbytjet ne venecia venecia

Sondazh

Poll