Bota

SHBA/ U qëllua me thikë në gjoks nga shoku, 15-vjeçarja ndërron jetë pasi shkon në shtrat (FOTO)

12 Nëntor 2019, 13:07 Nga DOSJA
SHBA/ U qëllua me thikë në gjoks nga shoku, 15-vjeçarja

SHBA– Një vajzë 15-vjecare ka ndërruar jetë, pasi shkoi në shtrat pa u thënë prindërve se ishte qëlluar me thikë në një përleshje. Elizabeth Kindsfater është plagosur me thikë në gjoks nga një bashkëmoshatar i saj.

“The Mirror” raporton se se i riu e ka goditur me thikë në një përleshje midis 3 grupeve të rinjsh meshkuj dhe femra. Djemtë kishin pirë alkool para zënkës, edhe pse akoma nuk dihet nëse edhe vajzat kishin konsumuar alkool në atë kohë.

Elizabeth arriti të shkonte në shtëpi vetëm pavarsisht se ishte e plagosur. Ajo  shkoi direkt në shtrat pa treguar prindërve të saj se çfarë kishte ndodhur.

Më vonë, gjendja e saj u përkeqesua dhe kur u dërgua në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin dot për shkak të vonesës dhe gjendjes së rënduar .

Policia ka arrestuar një djalë 16 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën, e cila më pas humbi jetën.

Autoritet thanë se është gjetur një thikë në shtëpinë e të dyshuarit, e ngjashme me atë që ka goditur vajzën. Ekspertët e mjekësisë ligjore aktualisht po e analizojnë atë.

Një zëvëndës i policisë tha: “Tani për tani, ngelet të besojmë se nxënësja e shkollës u vra për shkak të armiqësisë midis viktimës dhe të dyshuarit pasi ajo e fyente atë.” Policia po punon për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

Burimi: The Mirror

(M.P, A.M/ Dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota elizabeth kindsfater vritet adoleshentja ne shba elizabeth kindsfater vritet adoleshentja ne shba

Sondazh

Poll