Bota

Trazira masive në Hong Kong, polici lë të plagosur rëndë një protestues (VD)

12 Nëntor 2019, 10:47 Nga DOSJA
Trazira masive në Hong Kong, polici lë të plagosur

HONG  KONG- Ditën e djeshme nga trazirat e dhunshme në Hong Kong një polic ka lënë të plagosur një protestues  pasi ky i fundit i maskuar po tentonte t’i  shpëtonte  arrestimit.

Sipas mediave të huaja mësohet që qytetari është në spital ku edhe po kurohet, ndërsa gjendja e tij  shëndetësore  është teje kritike.

Përmes videos së publikua shfaqet një  polic duke i drejtuar armën një protestuesi të maskuar ndërsa po përpiqej ta arrestonte.

Policia e Hong Kong konfirmoi se një protestues ishte qëlluar. Autoritetet e spitalit thonë se protestuesi i plagosur ishte në gjendje kritike.

Protesat nuk janë ndalur për asnjë moment për 5 muaj me rradhë  nga qytetarët e Hong Kongut, duke bllokuar rrugët, linjat hekurudhore si dhe shkatërrimin e bizneseve.

Policia u është përgjigjur herë pas here me gaz lotsjellës ujë të hedhur fuqishëm kundër tyre në mënyrë që të shpërndanin turmat.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong polici plagos protestuesin hong kong polici plagos protestuesin

Sondazh

Poll