18 Shkurt 2024, 09:18
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale, e ngacmimit seksual në rrjete sociale, të një të miture 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda.
Vihet në pranga një shtetas. Zbulohen 2 ngjarje të vjetra.
Sekuestrohen qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Intimiduesi", në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Duke marrë në kosideratë, që këto raste sjellin pasoja të rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.
Aktualitet
18 Shkurt 2024, 07:50
h.k
Foto ilustruese
KUÇOVË-Në Kuçove pranë bazës së parë ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri ndodh...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 21:25
N.F
Policia angleze
ANGLI- Një shqiptar është vënë në pranga pasi u kap në tren më një çantë kanabisi....
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 20:46
N.F
Foto ilustruese
KAVAJË- 22-vjeçari, Armando Shtini është vënë në pranga pasditen e sotme pas plagosjes së nj...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 20:30
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
TIRANË- Pasditen e sotme është regjistruar një plagosje në "Rrugën e Elbasanit" në ...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 20:24
M.B
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Policia Kufitare greke ka njoftuar se deri në orën 22:00 të kësaj mbrëmje, rruga nacionale Kal...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 19:52
N.F
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjashtë ditë pas rënies së zjarrit ka dalë më nj&...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 19:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një alarm fals për zjarr është regjistruar pasditen e sotme në urgjencën e Qendrës Spi...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 18:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pasditen e sotme rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet është regjistrua...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 18:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua pasditen e sotme në rrugën e Elbasanit në Tiran&eu...
Aktualitet
17 Shkurt 2024, 17:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit, në Tiran&...